Kosnetti: Dita e Tokës, mundësi e mirë për vetëdijesim

22 prill 2019 | 11:48

Me rastin e Ditës së Tokës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore me të cilat ballafaqohemi si shoqëri.

Po ashtu ai ka thënë se Dita e Tokës është mundësi e mirë për të festuar për progresin që është arritur në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit.

“Gëzuar Ditën e Tokës! Kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për të festuar për progresin që kemi bërë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit. Çfarë do të bëni ju për Ditën e Tokës? Tregoni planet tuaja nëpërmjet komenteve, fotografive dhe videove të shkurtra”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e ambasadës së ShBA-së në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/pcb.3213568855335914/3213567438669389/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Arsenal, si dhe ish-trajneri i Monakos, 41-vjeçari Thierry…