Kosnetti falënderon Kosovën për gatishmërinë e treguar për strehimin e afganëve

17 gusht 2021 | 12:14

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë që të pranojnë refugjatët afganë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë e juaj për t’ju ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jetë të re. Edhe njëherë, Kosova demonstron lidership në nivel global”, ka shkruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia e Kabulit në duart e talebanëve ka rihapur debatet…