Kosnetti, Hotit: ShBA-ja do të mbetet mbështetësja kryesore e Kosovës
07 shkurt 2020
| 15:35
Zëvendëskryeministri i parë, Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett .
Kosnetti ka uruar Hotin për detyrën, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Kosovës.
Ndërsa zëvendëskryeministri Hoti, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se ShBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.