Kosnetti i uron mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Serbi

24 tetor 2019 | 17:59

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Ai ka thënë se mezi pret të vazhdoj bashkëpunimin me ambasadën amerikane në Serbi.

“I gëzuar t’i uroj mirëseardhje mikut tim të mirë, ambasadorin e ri amerikan në Serbi, që rikthehet në Ballkan. Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me ambasadën në Beograd, në fushën e drejtësisë, paqes dhe prosperiteti në regjion”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush nga politikanët e Kosovës mban dhe kush nuk e…