Kosnetti, Ismailit: Shëndetësia dhe arsimi janë e ardhmja e Kosovës
03 korrik 2019
| 16:44
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi, ministri Ismaili e ka njoftuar ambasadorin amerikan për punën dhe reformat që janë duke u realizuar në sektorin e shëndetësisë.
Ministri Ismaili e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës gjatë historisë.
Ndërsa, ambasadori Kosnett ka thënë se “shëndeti dhe arsimi janë në thelbin e të ardhmes së Kosovës”.
Ambasadori Kosnett ka vlerësuar përpjekjet e ministrit Ismaili për ta ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për ofrim më të mirë të shërbimeve shëndetësore.
/Epoka e re/