Kosnetti kërkon që Kosova të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë

05 gusht 2019 | 14:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.

Në komunikatën për medie të LDK-së është thënë se në këtë takim janë diskutuar tema të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Kosnett për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë. LDK-ja ka përgatitur programin qeverisës për qeverinë e re ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat, etj”, është theksuar në komunikatën e LDK-së.

Në vazhdimin e kësaj komunikate është bërë me dije se ambasadori Kosnett ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizim dhe për të krijuar mundësi të cilat lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë  Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa.

 /Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) përmes një njoftimi për…