Kosnetti: Koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave
20 korrik 2019
| 15:51
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ua ka përcjell një mesazh Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tavolinën e bisedimeve.
Këtë porosi Kosnett e transmetoi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Hulumtimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Kështu po ndërtojmë një të ardhme paqësore edhe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave”, ka shkruar ambasadori Kosnett.