Kosnetti: Komuniteti LGBTI ende lufton për një pranim më të gjerë në shoqëri
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka marr pjesë në konferencën kushtuar të drejtave të barabarta dhe kushtetuese për personat e komunitetit LGBTI.
Me këtë rast, ai ka shprehur përkrahjen e tij karshi këtij komuniteti duke thënë se ende ka punë për t’i garantuar të drejtat e tyre dhe t’i pranuar më hapur në shoqëri.
“Bashkojmë zërin tonë për thirrje dhe dinjitet për barazi për gjithë personat pa marrë parasysh identitetin e tyre gjinorë. Anë e mbanë botës njerëzit e LGTB parandalohen për t’i ushtruar të drejtat e tyre të njeriut. Në Kosovë përkundër një Kushtetute, komuniteti ende lufton për një pranim më të gjerë në shoqëri”, ka thënë ambasadori Kosnett.
Kurse nga organizata Cel, Blerti Morina ka thënë dita kundër Homofobisë është shumë e rëndësishme për t’i paraqitur dhe njohur.
“Ligjet nuk janë të mjaftueshme vetëm në letër, por duhet të jenë dhe në praktikë”, ka thënë ai./KosovaPress