Kosnetti: Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni
14 mars 2019
| 10:38
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.
Kosnett këtë deklaratë e ka dhënë në llogarinë e vet në “Twitter”, pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018.
“Raporti 2018 për të drejtat e njeriut. Një hap përpara që merret me miratimin dhe rishikimin e Kodit Penal.#Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet ndaj gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa proces të rregullt dhe dhuna ndaj pakicave”, ka shkruar Kosnett.