Kosnetti kundër emërimit të Sylejman Selimit si ambasador
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Philip Kosnett, ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit ambasador në Shqipëri.
Gjithashtu ambasadori Kosnett ka kritikuar hedhjen poshtë të aktakuzës për gaz lotsjellës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Kosnett e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.
“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett.
Ambasadori amerikan në këtë postim aludon për emërimin e Sylejman Selimit ambasador të Kosovës në Shqipëri.
“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ai.
Ambasadori Kosnett ka përgëzuar ngritjen në detyrë e dy grave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele.
“Me gradimin e fundit të dy oficereve në si kolonele – Policia e Kosovës dyfishon numrin e grave në nivel të lartë. Përgëzime për oficeret dhe udhëheqjen e Policisë së Kosovës për vazhdimin e ngritjes së rolit të grave në institucionet kosovare. Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin”, ka shkruar Kosnett.