Kosnetti në Krushë të Madhe: ShBA-ja do të angazhohet në çështjen e personave të zhdukur
14 gusht 2019
| 12:43
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Philip Kosnett, sot ka vizituar kompleksin memorial në Krushë të Madhe.
Me këtë rast, kryetari i fshatit, Selami Hoti, e ka njoftuar ambasadorin amerikan për historinë e 64 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Diplomati amerikan ka bërë me dije se ShBA-të do të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështje.
“E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnetti raporton “Klan Kosova”.