Kosnetti reagon ndaj dëmtimit të varrezave ortodokse në Lipjan
16 korrik 2019
| 18:52
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar të martën ndaj dëmtimit të varrezave ortodokse në Lipjan, duke kërkuar reagimin e shpejt të drejtësisë.
“Si po i përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Ushtrimi i sigurt i lirisë së besimit, kërkon respekt ndërmjet komuniteteve dhe veprim të shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”, përderisa ka folur për fillimin e takimit Ministerial për Liritë Fetare në Uashington.