Kosnetti: ShBA-ja edhe në vitin 2020 do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën (Video)

23 dhjetor 2019 | 18:18

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kossnet, me rastin e festave të fundvitit, ka thënë se viti 2020 do të jetë vit ku përkrahja amerikane nuk do të mungojë për Kosovën.

Ai në një video të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së ShBA-së në “Facebook”, ka thënë se viti 2019 ka qenë mjaftë emocionues.

“Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur ShBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë Kosnetti.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/2528672337455725/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën e fundvitit me gazetarë ka…