Kosnetti: SHBA-të mbështeten NATO-n për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit

24 mars 2019 | 12:04

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se 20 vjet më parë SHBA-ja ka mbështetur intervenimin e NATO-s për t’i dhënë fund regjimit të spastrimit etnik të Millosheviqit, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore.

Në një adresim në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ambasadori Kosnett ka pohuar se tani është koha që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë shoqëri ku të gjitha komunitetet jetojnë bashkë në paqe dhe me dinjitet. 

Ai ka bërë thirje që të shtohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

“Pra sot, si reflektim – unë bëj thirrje për veprim. Inkurajoj qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të garantojnë se viktimat dhe familjet e tyre të të gjitha kombësive dhe komuniteteve kanë qasje të plotë në informata për fatin e të zhdukurve. Si dhe bëj thirrje tek të dyja qeveritë të rrisin përpjekjet për të vendosur drejtësi për viktimat e krimeve të luftës”, është shprehur Kosnett.

Ambasadori Kosnett ka thënë se në këtë 20 vjetor, duhet të përkujtohen qindra mijëra viktima të pafajshme, që lëshuan shtëpitë e tyre dhe ata që u zhdukën. 

Shtetet e Bashkuara, ka thënë ai, kanë vepruar për të garantuar paqe dhe stabilitet në rajon.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/2260770684196181/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Haxhi Shala Muaji Mars në Kosovë njihet si muaj…