Kosnetti: Standardi jetësor dhe korrupsioni, arsye pse shumë të rinj iu bashkuan organizatave terroriste

22 prill 2020 | 12:19

Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID) ka mbajtur forumin virtual në lidhje me sfidat e të kthyerve nga Siria të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizmi i dhunshëm ekstremist, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka deklaruar se Kosova është përballur me ekstremizmin dhe se qeveria do të marr hapa konkret për të ndikuar riintegrim e të kthyerve nga vatrat e luftës në shoqëri.

“Kosova është përball me këtë fonemën të ekstremizmit të ngjarjeve në Siri. Kosova ka marrë disa hapa më strategji të saj. Ligjin e miratuar në Kuvend, sanksionimi i këtyre”.

“Shumë prej luftëtarëve kanë qenë pre e tramuve. Qeveria ka me u kyç në këto fenomene për me ndikua në radikalizëm dhe me i riintegruar në shoqëri”, ka thënë Abazi.

Ndërsa ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett, ka thënë se shumica e personave që kanë marrë rrugën për në vatrat e luftës e kanë bërë për një jetë më të mirë.

Në këtë drejtim, Kosnetti ka thënë se ka ndikuar edhe niveli i korrupsionit. Në këtë kontekst, Kossnetti ka theskuar se ShBA-ja ka pasur përvoja të njëjta edhe me shtetet e tjera.

“INSID po mundohet ta luftojë ekstremizmin kjo falë punës se Arbër Vokrrit. Ne kemi pasur përvojë edhe me vendet e tjera sa i përket ekstremizmit”.

“Shumë kanë shkuar për standarde jetësore, zhvillimin ekonomik i cili ka ndikuar të këta, por korrupsioni arsyeje tjetër të cilët kanë marrë këtë rrugëtim”, ka thënë ambasadori Kosnett.

Më tutje, Nexhat Behluli i kthyeri nga Siria, ka thënë se pas kthimit është i përkushtuar për mos të lejuar shkuarjen e qytetarëve të tjerë. Ai ka thënë se përveç organizatës INSID deri më tani nuk kanë pasur përkrahje prej shtetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqetësimet për mungesën e hapësirave depozituese të naftës së papërdorur…