Kosnetti takohet me Abdixhikun, mirëpret luftën kundër korrupsionit

09 mars 2020 | 11:23

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.

Më tutje, ministri ka theksuar vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë.

Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Henrikh Mkhitaryan te Roma nuk është aspak i sigurt.…