Kosnetti takohet me Osmanin: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes,Vjosa Osmani, të cilën e ka uruar për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kurdo që ajo të formohet.
“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Kosnetti të martën gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Met with Acting President @VjosaOsmaniMP to congratulate her and the people of Kosovo on the election results & discuss next steps in forming a new government. We look forward to working with her & the new government, once formed, on addressing critical challenges & common goals.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 16, 2021