Kosnetti takon Haradinajn, temë diskutimi zhvillimet e fundit politike

18 mars 2021 | 19:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar me zhvillimet në Kosovë.

“Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facbook”.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë. Me z. Philip Kosnett, biseduam rreth zhvillimeve të fundit politike dhe maturinë politike që e tregoi vendi ynë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka shkruar lideri i AAK-së.

Haradinaj ka treguar se ka informuar ambasadorin amerikan se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

“Gjithashtu falënderova ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Robert Lewandowski…