Kosnetti: Ushtarët amerikanë s’kanë vdekur për ta bërë Serbinë e Madhe e as Shqipërinë e Madhe

26 janar 2021 | 12:52

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka komentuar deklaratat e politikanëve të Kosovës rreth bashkimit me Shqipërinë.

Diplomati amerikan është shprehur ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për të krijuar Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe.

Kosnetti ka thënë se do t’i vinte inat që njerëzit në Kosovë të hiqnin dorë nga shtetësia e Kosovës kur është pyetur për deklaratat nacionaliste nga politikanët kosovarë për bashkim me Shqipërinë.

“Komenti im për bashkimin me Shqipërinë ka qenë i pandryshueshëm. Ushtarët amerikanë nuk kanë luftuar, dhe disa prej tyre nuk kanë vdekur për të krijuar Serbinë e Madhe dhe Shqipërinë e Madhe në Ballkan. Do të tërhiqja vëmendjen te Kushtetuta, që bën thirrje për shoqëri shumetnike me liri fetare për të gjithë. ShBA-ja është vend shumetnik dhe edhe pas pothuaj 250 viteve, ne ende luftojmë të ndërtojmë shoqëri ku ka barazi para ligjit, mundësi të barabarta për të gjithë, ku grupet etnike dhe racat jetojnë në harmoni. Nuk është lehtë dhe siç e pamë, patëm pengesa, por ende po përpiqemi të ndërtojmë atë që etërit themelues e kanë quajtur “një union më të përsosur”. Do të më vinte mëri të shoh njerëzit në Kosovë duke hequr dorë nga kjo. Mendoj se Kosova përfiton që është shoqëri shumetnike, shumëfetare dhe bisedat për Shqipëri të Madhe, bisedat për Serbi të Madhe në Ballkan do të ishin dorëzim, do të ishin dështim dhe mendoj se kjo nuk është përgjigjja për problemet e vendit dhe të rajonit”, ka thënë Kosnetti për gazetën “Blic”.

Ditë më parë, kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk mund të pres derisa të tjerët të kenë disponim për të përfunduar shumë tema të hapura, duke përfshirë edhe bashkimin me Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, i është…