Kosnetti viziton afganët e strehuar në Bondsteel

08 shtator 2021 | 12:13

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dje së bashku me ekipin e tij kanë vizituar afganët që janë strehuar në kampin ushtarak Bondsteel.

“Të hënën një ekip i ambasadës i udhëhequr nga ambasadori Kosnett ka mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë bashkëpunëtorë të ShBA-së në shtëpinë e tyre të përkohshme në kampin Bondsteel. Ndërsa sigurohen që familjet të jenë të rehatshme gjatë qëndrimit të tyre, ekipet e qeverisë amerikane po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për të çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, thuhet në njoftimin e ambasadës së ShBA-së të postuar në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të ndahen…