Kosnettin e pengon retorika politike, thërret: Fokusohuni në fakte, jo në ofendime
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kritikuar retorikën politike në Kosovë që, sipas tij, sikurse edhe në vendet e tjera, ajo degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.
Kosnett ka thënë se një gjë e tillë poshtëron ata të cilët bëjnë sulme të tilla në baza etnike, gjinore apo të orientimit seksual.
Ambasadori amerikan ka thënë se liderët politikë në Kosovë duhet që dekurajojnë një shëmti të tillë.
Sipas tij, duhet folur me fakte e jo me fyerje.
“Retorika politike në Kosovë, sikurse në vendet e tjera, shpesh degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar Kosnettt në “Twitter”.