Kosova 1 pikë, Shqipëria 13 pikë në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”
31 dhjetor 2017
| 10:01
Pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA dhe FIFA, përfaqësuesja e Kosovës u lejua të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Megjithatë, aventura rezultoi si e dobët, pasi Kosova këto kualifikime i mbylli e fundit në grup me vetëm një pikë. Barazimin e vetëm skuadra e drejtuar nga Albet Bunjaki e arriti në ndeshjen e parë ndaj Finlandës si mysafire (1-1). Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë ka grumbulluar plot 13 pikë, duke përfunduar e treta, pas Spanjës dhe Italisë në Grupin G.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)