Kosova – Armenia, formacionet zyrtare
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Armenisë kanë publikuar formacionet startuese për ndeshjen miqësore.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është vendtakimi i dy reprezentacioneve në kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese në muajin nëntor. Treshja e Superligës së Kosovës, Ilir Krasniqi i Llapit, Lumbardh Dellova i Ballkanit dhe Muharrem Jashari i Dritës do të startojnë nga minuta e parë.
Në portë do të jetë portieri prishtinas, Visar Bekaj. Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë nis nga ora 18:00.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Bekaj, Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu, Jashari, Abedini, Bislimi, L.M.Kastrati, Sadiku, Veliu.
Armenia: Buchnev, Hakobyan, Mkrtchyan, Hartoyan, Hovhannisyan, Harutyunyan, Grigoryan, Dashyan, Babayan, Shaghoyan, Bichakhchyan.