Kosova arrin marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardeve të Turqisë

12 nëntor 2018 | 16:17

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, së bashku me kryeshefin e Agjencisë së Standardeve të Kosovës (AKS), Hafiz Gara, në Ankara të Turqisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardeve të Turqisë (TSE).

“Falë kësaj marrëveshje, tash e tutje do të jetë më i lehtë procesi për certifikimin e produkteve, shërbimeve dhe personave. Gjatë javës që lamë pas vetëm e vetëm për t’i mbrojtur prodhuesit vendor, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Deri sa gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim do të marrim edhe shumë vendime që do të ndikojnë direkt në fuqizimin e prodhueseve vendor në vend. Fuqizimi i sektorit privat mbetet prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” zëvendësministri Jupa.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2272640559422646&set=pcb.2272640796089289&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARBDwH6CXb9V9tg0nGGbwhILyXUxzyvQt4Nbs0S_WBD6lvhgY8JXScwvlt-f9n9ZK8-c7TODg6KZ-qrB

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me të parin e…