“Kosova Babë nuk ka”, Molliqaj: Rënia e Kurtit është e qartë, suksesi është i plotë nëse Qeveria formohet pa të

11 shkurt 2025 | 20:26

Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së, ka thënë se rënia e Kurtit është e qartë dhe është sukses për qytetarët e vendin që rezistencës i tha po e autoritarizmit jo.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk duhet ngutur e të mos gëzohemi, para se të mbyllet i gjithë procesi dhe të formohet qeveria e re.

Ai ka thënë se suksesi mbetet i plotë nëse qeveria formohet pa Kurtin dhe se çdo përfshirje e tij në qeveri e zbeh këtë sukses.

Postimi i tij i plotë:

Fundi e rikuptimson fillimin, kjo vlenë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pa dyshim, rënia e Kurtit është e qartë, sukses për qytetarët e vendin që rezistencës i tha po e autoritarizmit jo.

Por të mos gutemi e mos të gëzohemi para se te mbyllet i gjithë procesi e të shohim atë që vlen: Qeverinë e Re.

Suksesi mbetet i plotë vetem – dhe vetem – kur Qeveria formohet pa Kurtin, pra pa autoritar të veshur me pushtet institucional.

Çdo përfshirje e Kurtit në Qeveri e zbeh këtë sukses dhe e vonon e rrezikon fitoren e demokracisë.

Verdikti i qytetareve nuk lë hapësirë për interpretim: Kosova Babë nuk ka. Të shndërrojmë zërin e qytetarit në realitet, t’ ia mbyllim dyert e Qeverisë autoritarëve një herë e përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin kroat. Qendra Sizmologjike…