Kosova barazoi me Maqedoninë e Veriut në miqësoren e dytë
08 prill 2019
| 22:00
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka barazuar në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut.
Pas fitores së arritur në Gjakovë tri ditë më parë (3-1), të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesve, vashat e Kosovës kanë barazuar me rivalet nga Maqedonia e Veriut me rezultat 3-3.
Shënuese për Kosovën ishin Modesta Uka, Besiana Reçica dhe Erëleta Mehmeti, kurse për Maqedoninë shënuan Simona Krstanovska, Aleksandra Ristovska dhe Pavlinka Nikolovska. Gjithsesi, këto dy ndeshje miqësore ishin të mirëseardhura për të dyja skuadrat në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
/Epoka e re/