Kosova barazoi me Moldavinë, kjo është deklarata e Challandesit

03 shtator 2020 | 23:30

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Challandes, pas barazimit ndaj Moldavisë (1-1), ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e ndeshjes se parë në Ligën e Kombeve.

“Është e qartë se nuk jam i kënaqur me rezultatin. Nuk shkoi ashtu siç duhej dhe nuk ishte ideja dhe filozofia jonë e lojës. Provuam që të luajmë nga mesi i fushës sepse nuk patëm suksese nga krahët, e krosimet nuk ishin mjaftueshëm të mira. Për mua nuk ka panik jemi vetëm në fillim të garave, do të bëjmë analizë për lojën pavarësisht rezultatit”, ka thënë Challandes.

“Kemi të drejtën vetëm e tre ndryshimeve, prandaj nuk është e lehtë të bëjmë ndryshime herët. Kemi lojtarë që kanë pak kohë të përgatitjeve dhe nuk mund ta dimë se si do të reagojnë”, ka deklaruar Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll kundër Moldavisë në…