Kosova barazon edhe ndaj Andorrës
28 mars 2023
| 22:43
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin Evropian.
“Dardanët” pas barazimit me Izraelin, sonte në “Fadil Vokrri” barazuan me Andorrën (1-1), një kureshtarë dukshëm më i dobët nga cilësia. Kosova e dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por gola nuk pati. Në pjesën e dytë, Edon Zhegrova e shfrytëzoi një asistim të mrekullueshëm të Rashicës dhe realizoi për 1-0, por një minutë më vonë mysafirët nga ndërprerje barazuan rezultatin në 1-1.
Kosova vazhdoi dominimin në minutë në vazhdim, por gola të tjerë nuk pati dhe pas dy ndeshjeve “dardanët” kanë dy pikë të grumbulluara.