Kosova bëhet me konsullatë në Shkup
02 tetor 2019
| 17:34
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se të mërkurën është hapur Konsullata e Kosovës në Shkup.
Dedaj ka thënë se hapja e shërbimit konsullor në Shkup është një hap i rëndësishëm për misionin diplomatik të Kosovës.
“Urime, Kosovë! Sot, më 2 tetor 2019, bëmë promovimin para gazetarëve, të shërbimit konsullorë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, si dhe ambientet në ndërtesën e re të këtij shërbimi të rëndësishëm për misionin diplomatik të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/