Kosova bëhet me Ligj të ri për Sportin
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Ligjit të ri për Sportin.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se për “reformën më të thellë sportive” është punuar 2 vite profesionalisht dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat në vend.
Ligji i ri për Sportin ndër të tjera parasheh: Riorganizim të sistemit institucional në sport, Fuqizim dhe funksionim efikas të organizatave qendrore sportive, Përcaktim i kushteve dhe kritereve për sportistin, trajnerin, agjentin sportiv dhe gjithë akterët e tjerë, Financim të qëndrueshëm dhe transparent të të gjitha organizatat sportive, Planifikim, investim, menaxhim dhe mirëmbajtje efektive të infrastrukturës sportive.
“Me këtë ligj vendoset standard i ri i zhvillimit të politikës sportive në vend”, ka njoftuar MKRS-ja.