
KOSOVA BËHET ME USHTRI
14 dhjetor 2018
| 11:22
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar në lexim të dytë tri projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kësaj force i japim mandat të ri ushtarak.
Deputetët kanë votuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku në favor të projektligjit të fundit kanë votuar 107 deputetë.
Në favor të këtyre projektligjeve kanë votuar të gjithë deputetët e pranishëm në këtë seancë.
Në seancën plenare për ushtrinë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Grupit Parlamentar të Listës Serbe.
/Epoka e re/