Kosova bën historinë në Ligën e Kombeve, dy ndeshje larg Evropianit
01 janar 2019
| 22:49
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë historinë, pasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve dhe me dy fitore eventuale ajo do të kualifikohet në “Euro 2020”.
“Dardanët” e mbyllën grupin në vendin e parë me 14 pikë, duke regjistruar katër fitore, dy barazime dhe asnjë humbje. Ndërsa kanë shënuar plot pesëmbëdhjetë gola dhe kanë pranuar vetëm dy.
Kosova kundërshtare të radhës e ka Maqedoninë, kurse mundësi tjetër për kualifikim në Evropian do ta këtë edhe mundësinë nëpërmjet eliminatoreve, ku në grup është me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
/Epoka e re/