Kosova bie për një pozitë, Shqipëria nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s
20 korrik 2023
| 14:21
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë për një pozitën në renditjen e FIFA-s për muajin korrik. Tash “dardanët” janë në pozitën e 109-të, duke u renditur pas Madagaskarit dhe përpara Taxhikistanit.
Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë nuk lëvizi vendi, duke mbetur në pozitën e 65-të me 1357 pikë. Kuqezinjtë, të cilët me trajnerin Sylvinho e nisën mjaft mirë kampanjën kualifikuese për “Euro 2024”, gjenden përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Afrikës së Jugut.
Në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina. E dyta është Franca, kurse podiumin e mbyll Brazili.