Kosova bie për tri pozita në ranglistën e FIFA-s
07 prill 2021
| 16:00
Kosova ka rënë tri vende më poshtë në renditjen botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare, si pasojë dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 muajin e kaluar.
“Dardanët” janë në vendin e 120-të në renditjen e re të FIFA-s. Kjo rënie nga vendi i 117-të në atë të 120-të erdhi si pasojë e disfatave kundër Suedisë 3:0 në shtëpi dhe 3:1 kundër Spanjës në udhëtim në dy ndeshjet e para të “dardanëve” në Grupin B kualifikues për Botërorin e Katarit.
Në ranglistën paraprake, Kosova renditej e 117-ta me 1155 pikë në përgjithësi. Kosova tani ka 1151.78 pikë në vendin e 120-të, pothuajse baras me Taxhikistanin një vend më poshtë dhe pesë pikë larg Libisë në vendin e 119-të.