Kosova, bindëse ndaj Ishujve Faroe
10 shtator 2018
| 22:35
Kosova ka shënuar fitore ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2-0.
“Dardanët” ishin bindës në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” dhe me mërit morën fitoren e parë në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, kurse në fillim të pjesës së dytë Zeneli dhe Nuhiu realizuan golat e fitores.
Kosova pas kësaj ndeshje është e para në grup me katër pikë.
/Epoka e re/