Kosova cakton përfaqësuesen në Izrael
02 tetor 2020
| 12:07
Pas konfirmimit për njohjen e pavarësisë nga Izraeli, Kosova sot ka bërë një hap para në vendosjen e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Kosova sot ka emëruar Ines Demirin si e ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
“Pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izarelit”, ka thënë ajo, derisa ka konfirmuar marrjen e pozitës.