Kosova-Danimarka, bileta e fundit drejt kualifikimeve për ‘Eurobasket 2025’

03 gusht 2023 | 13:35

Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA “EuroBasket 2025”, pasi Bullgaria dhe Sllovakia siguruan biletat e tyre të mërkurën. Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova pret Danimarkën në Grupin H.

Të kryesuar nga ylli i tyre Iffe Lundberg, danezët kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Kosovës, në shtëpi në Danimarkë, 82-75, shkruan faqja e FIBA-s. Danezët kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar, pasi ka humbur katër ndeshjet. Tashmë “dardanët” duhet të përmbysin danezët në shtëpi. 32 kombëtare do të marrin pjesë në kualifikime dhe 24 vazhdojnë garat në Evropian. “Eurobasket 2025” do të mbahet në Letoni, Qipro, Finlandë dhe Poloni.

Kualifikimi

Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje 6 pikë më pak;

Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 7 pikësh e më shumë. Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA ​​“EuroBasket 2025”: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Idrizi, një kampion ndër vite në sportin e karatesë,…