Kosova – Danimarka, nesër fillon shitja e biletave
02 gusht 2023
| 14:47
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Danimarkës.
Gjithashtu, FBK-ja ka bërë të ditur se biletat do të shiten në katër qytete të ndryshme si Prizreni, Prishtina, Peja dhe Mitrovica.
Ndërkaq, çmimi i një bilete do të jetë tri euro.
Biletat në Prizren do të shiten më 3, 4 dhe 5 gusht te “Shadërvani”, në Prishtinë më 4 gusht tek Amfiteatri “Zahir Pajaziti”, ndërsa në Mitrovicë dhe Pejë te fan clubs më 4 dhe 5 gusht.
Përballja mes Kosovës dhe Danimarkës i takon raundit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, dhe do të zhvillohet të shtunën (5 gusht) me fillim nga ora 20:45.