Kosova dërgon edhe një ekip të FSK-së në ndihmë për Turqinë

10 shkurt 2023 | 21:01

Është nisur sot edhe një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë.

Ekipi i përbërë nga oficerë e nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin EUROn’7 në T7, kryetari i Komunës së Vushtrrisë,…