Kosova dërgon oficer ndërlidhës në ushtrinë e Britanisë së Madhe

25 korrik 2022 | 16:11

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ka emëruar major Meriman Sukën, oficer ndërlidhës në qendrën e luftës tokësore në Warminister të Britanisë së Madhe.

“Edhe një sukses i radhës në fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar. Bazuar në memorandumin e radhës së bashkëpunimit  me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mora vendimin për emërimin e major Meriman Sukës, oficer ndërlidhës në qendrën e luftës tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar” ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij, qendra britanike e luftës tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënoficerëve tanë në procesin e zhvillimit të forcave tona tokësore.

“Shumë urime e suksese major Suka dhe mirënjohje e falënderim i thellë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka komentuar deklaratat e homologut…