Kosova dëshiron ta bartë përvojën e Kroacisë për reformat në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me homologun e tij, Milan Kujundziq, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin reciprok në fushën e shëndetësisë.
“Si një ndër vendet më stabile dhe të zhvilluara në rajon, Kroacia vazhdon të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset e saj të rëndësishme. Reformat e mëdha që ka kaluar ky shtet para hyrjes në BE, me ministrin e shëndetësisë kroat, Milan Kujundzic, u pajtuam që t’i bartim edhe në Kosovë. Forcimi i kapaciteteve profesionale të ministrisë, përmirësimit të gjendjes nëpër klinikat tona dhe edukimi i vazhdueshëm për profesionistët tanë shëndetësorë, janë tri pikat kyçe në të cilat Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në vitet në vijim”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
Pas këtij takimi, Ismaili, ka vizituar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Kroacisë.
“Brenda dy viteve të para të këtij mandati edhe qytetarët tanë do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore të Kosovës”, ka shkruar Ismaili.