Kosova dhe Bosnja, kampione të papunësisë në Ballkanin Perëndimor
Kosova dhe Bosnja Hercegovina kanë prirë për nga numri i të papunëve në Ballkanin Perëndimor.
Shkalla e papunësisë në 15 vitet e fundit është më e larta në Kosovë dhe BeH, ka bërë të ditur Banka Botërore, në një raport të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë”, versioni në gjuhën serbe.
Sipas raportit, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor ra me 13.5 për qind në 15 vitet e fundit, sipas matjeve që kanë përfunduar në mesin e vitit të kaluar.
Sipas këtyre të dhënave, në krye të listës është Kosova me një normë prej 31.3 për qind të papunësisë, e ndjekur nga BeH me shkallë të papunësisë 30.7 për qind, Mali i Zi me 20.1 për qind, Maqedonia e Veriut është në listë pas Malit të Zi me 14.3 për qind, Shqipëria ka 11,1 për qind të të papunëve, ndërsa Serbia është në vendin e fundit me shkallën më të ulët të papunësisë prej 8.9 për qind.