Kosova dhe Britania rikonfirmojnë vazhdimin e partneritetin në fushën e mbrojtjes
23 maj 2023
| 16:21
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të martën me ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey.
Pas takimit, Osmani ka bërë me dije se në këtë takim është rikonfirmuar vendosmëria për të vazhduar forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe, në veçanti në fushën e mbrojtjes.
“Në takimin e sotëm me ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, rikonfirmuam vendosmërinë për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë, në veçanti në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.