Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

23 prill 2024 | 14:50

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është takuar të hënën me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Në konferencën për medie pas takimit, kryetari i komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se ata kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dyja shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Këtë delegacionin e kemi pritur me kënaqësi të madhe. Kemi biseduar për shumë gjëra. E kam falënderuar kryetarin për ndihmën që na ka bërë Republika Çeke, e cila është shumë dimensionale si në aspektin diplomatik, në përkrahjen e Republikës se Kosovës, po ashtu në prezencën e ushtarëve të Republikës Çeke në Kosovë. Ne kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dy shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka thënë Berisha.

Ndërsa kryetari Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë, Pavel Fischer, i ka cilësuar marrëdhëniet mes dy shteteve si tepër të ngushta dhe tepër të gjera që nga vitet e kaluara.

“Qëllimi i takimit ishte për adresimin e sfidave aktuale në vend dhe rajon, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Marrëdhëniet tona janë tepër të ngushta dhe tepër të gjera që nga vitet e kaluara. Miqësia në mes të dy presidentëve tanë i ka sjellë qetësi rajonit”.

“Komisioni ynë merret me çështjen e jashtme me mbrojtjen dhe sigurinë. Me zotin kryetar kemi parë mundësi të flasim për çështje të ndryshme në fushën e sigurisë dhe fushën e mbrojtjes. Ne  shikojmë që ka shumë projekte të cilat edhe mund të ndihmojmë për t’ ju dhënë atyre jetë për të ardhmen, jo vetëm në fushën e sigurisë”, ka thënë Fischeri. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku…