Kosova dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik
21 maj 2022
| 14:15
“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.