‘Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht’

24 qershor 2022 | 16:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.

Në këtë kontekst, Konjufca ka theksuar se shteti gjerman është dëshmuar aleat dhe partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit.

Ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane.

Në takim u ritheksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Joschka Fischer - “Project Syndicate” Lufta e Rusisë në…