Kosova dhe Greqia do ta vazhdojnë bashkëpunimit ekonomik dhe financiar

06 nëntor 2018 | 14:35

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të martën në takim një delegacion të shtetit të Greqisë, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë Ioannis Brachos.

Në këtë takim të dyja palët diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe financave ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hamza e ka njoftuar delegacionin grek për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për menaxhimin e financave publike, si dhe për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos, ka falënderuar ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit grek për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.

Në këtë takim morën pjesë edhe shefja e zyrës së deritanishme e Greqisë në Prishtinë, Constantina Athanassiadou, dhe shefja e re e Greqisë në Prishtinë, Chryssoula Aliferi.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza ka falënderuar shefen e deritanishme greke Athanassiadou, për bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Ministrisë e Financave.

Po ashtu ministri Hamza i ka shprehur mirëseardhje shefes së re greke Alifer, dhe e ka siguruar atë për vazhdimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Financave me ambasadën greke në Prishtinë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka dalë në…