Kosova dhe Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi

13 prill 2022 | 16:50

Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, të mërkurën në Prishtinë është nënshkruar dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme ndërmjet ministrive të jashtme të të dyja shteteve.

Ky dokument  është nënshkruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas zëvendësministrit Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka miratuar të…