Kosova dhe Italia zotohen për bashkëpunim mes dy policive

06 korrik 2022 | 16:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të mërkurën në takim zëvëndësdrejtorin e Policisë së Italisë, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.

Në këtë takim ministri Sveçla e njoftoi Rizzitin për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive.

Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi Rizzin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti bashkëpunimin mes dy policive tona.

Në anën tjetër Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar ta avancojë bashkëpunimin në mes të Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë te ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve.

Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan për shtim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të policive tona, veçanërisht në fushat të cilat kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për ofrimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe…