Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi për këto fusha
Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar sot tri memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve.
Nëshkrimi i tyre është bërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD) Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
MPJD-ja përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.
https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1523616197904052225?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1523616197904052225%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkosova-dhe-izraeli-nenshkruajne-tre-memorandume-mirekuptimi-per-bashkepunim-ne-shume-fusha%2F
Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.
Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit deklaroi se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovarë.
“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet të ketë thënë Gërvalla.
DPM/FM🇽🇰 @gervallaschwarz paid her first diplo. visit to Israel since Israel-Kosova established relations and met with her counterpart 🇮🇱 FM @yairlapid. 🇮🇱 has a special place in the hearts of our people. We conveyed our most profound appreciation for their efforts to promote 🇽🇰. pic.twitter.com/jCyvtwOXqe
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 9, 2022
Ministrja sot ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yas Vashem. Aty ajo u njoh me historinë e Holokaustit përmes Muzeut Historik, ku vendosi një kurorë me lule në sallën përkujtimore si dhe mbajti një fjalim në memorialin e fëmijëve.
🇽🇰 DPM/FM @gervallaschwarz visited Yad Vashem 🇮🇱 today. She was guided through the Museum on the history of the Holocaust, laid a wreath in the memorial hall, and gave a moving speech at the children's memorial. pic.twitter.com/8vNKB5o9Cl
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 9, 2022